| Nga LIRIDON HYSENI |
M’ndihmoni!
Hiqmani ju lutem,
Po ngulfatem…
Po shterrem, po tretem…
Ma hiqni këtë lak n’fyt!
S’arrij t’jetoj,
Zemra m’asht’ mbytë!
M’asht’ humb’ mendja
N’vrimat e strucit,
Përnjiherësh mu fut
Pa u ndal nji moment,
As nuk ngurroi
As me përvet’su nji shkak
Veçse zemra
Do me vdek,
Pak…e nga pak!
N’këto tri sfera
Që po rrotullohem,
E qënia ime ka marrë dhenë,
Se n’suazat e logjikës nuk gjendem,
Mos m’gjykoni
Pse zemra hala m’dhemb!
M’ftyroni mu,
Si i humbun n’kohë,
Pse jo edhe n’hap’sirë
Kur vrima m’ngushtohet,
E qielli…
S’ban’ ma dritë,
Ku a çka asht’ kjo jetë
…e shkretë?!
E kjo ditë
…pa dritë?!
Po nuk qenka as jetë,
Veç nji vrimë struci
E qelbun
Me helm vetmie!
Sa e poshtër
Paska qenë kjo zemër
Që për vete
Kurrë s’ja ndije!
A nuk t’dhimbsen
Kjo mendje, ky trup,
Veq pse vuan ti
T’m’fiket e tanë qënia?!
Egoizmi i zemrës po hap vrima,
Mendja futet,
Që t’dali dhimbja!
Vrima m’ngushtohet
Si laku n’fyt.
Herë herë mashtrohet,
Por jo s’shërohet.
Shpartallohem matanë hijeve,
M’banë me jetu ferrin si lehtësi!
Veç n’atë vrimë mos t’hyj,
Veç at’ dhimbje mos t’a ndij!
M’ftyroni mu,
Si i humbun n’kohë,
Pse jo edhe n’hap’sirë
Kur vrima m’ngushtohet,
E qielli…
S’ban’ ma dritë,
Se krahët e mij s’po e dijnë,
Fluturimet që u ndalën,
E vdiqën gjallërinë!
Sa e fortë paska qenë,
Kjo zemër
Që kurrë s’u bezdis!
Përqafon mendjen
E trupin ledhaton,
Ngadalë vrimat mbyllen,
Gjersa dhimbjen arrnon!
Mos ma hiqni lakun,
Mos u lodhni
As me u mërzit’!
Jeta m’ish’ pa dritë,
Sikur t’fiket një qiri!
U frye aq fort’
Sa u shpartallua nëpër tokë,
Me dritë apo pa dritë,
Dua t’jetoj,
Dhe… jetoj!
Pata zanin dhe erën
Që rrotullohen këtej pari,
Pjesë pjesë shkunden
Degët e brishta,
Para se t’thyhen
Dua t’i fali…
Mendjes qetësi,
Larg prej vrimave t’pista!