| Nga BLEARD MEHA |
Bërthama e fjalëve më të ëmbla në botë
Rrjedh nga sytë e çastit,
Nga gjërat e vogla, (si vajtje-ardhjet e saj),
Ditët e zymta, netët e rënda,
E jastekët e lagur me lot
Gjuhë tjetër flitet
Kur s’ka fjalë;
Ta mendosh, që fjalët janë veç gjuhë alternative,
Kur emocionet s’bëjnë zë.