“TI” APO “TY”

Rasa emërore e përemrit vetor “TI” po zhduket!
Shumë prej nesh e përdorim gabim përemrin vetor “TI” nëpër rasa të ndryshme. Për shembull, dendur ndodh që ky përemër vetor në rasën emërore nga “TI”, në të shkruar zëvendësohet me trajtën e dhanores apo të kallëzores “TY”. Kurse në të folur thuajse rrallë ndodh të shqiptohet trajta e saktë, as në medie, as në bisedat e përditshme etj. Ja si shprehemi ne në të folur!

-Nuk e prisja këtë gjë nga ty! Erdhi te ty për ta sqaruar këtë gjë.

-Kjo na edhi nga ty? Më mirë se ty nuk e di njeri.
Në këto raste dhe në plot raste të tjera nëpër libra, revista, gazeta, medie etj., përemri “TI” në rasën emërore është GABIM!
Le ta lakojmë nëpër rasa këtë përemër dhe të kuptojmë pse e përdorim gabim:

-Emërore: ti

-Gjinore: – (nuk ka)

-Dhanore: ty të

-Kallëzore: ty të

-Rrjedhore: (prej) teje
Pra, shohim që trajtën e dhanores apo kallëzores “TY” e përdorim në vend të emërores “TI”. Në rastin më sipër rasa dallohet lehtë, sepse ka përpara parafjalën “nga” të emërores, ndaj dhe ky përemër duhej të ishte “TI”, jo “TY”.
KUJDES! Për ta dalluar lehtë rasën, bëni pyetjet përkatëse:

-kush? (cili?) për rasën emërore

-kujt? kë? (cilit?, cilin?) për rasën dhanore e kallëzore.

~Sevi Agolli