TREGO

| Nga LEJLA ISMAILI |

I qetë, i strukur, goxha i fuqishëm
Rri si i lënduar
Kush të erdhi në breg,
qetësinë ia ke kushtuar
Atë bukuri të hidhur
ngjyrë kaltërt haptazi përplasur
dhe valët në bregdetë të zi
e hijeshon anën rreth e qark
Valët në heshtje gjithnjë i ke trazuar,
me erën bashkë shoqëruar,
njeriut vend qetësie për t’i ofruar
T’u thanë fjalë që kurrë s’i kuptove,
i more, në fund të detit i arnove
për të mos dëgjuar më,
si ai që e përcolle..
Por vazhdojnë..
Ende, më shumë
e më rëndë..
Tregoji botës se si
bëhesh rrugë, i hapur në dyshë
për të sinqertit, të drejtit..
Trego barrën tënde
ku ti s’doje, të pafajshmin t’a fundoje,
shumë jetë të mbaroje,
shkaktarë është një njeri
që shumë të mjerë i ke përbi..
Tregoi edhe dhimbjet e tua
kur shekuj në të kaluarën
një populli të tërë
çdo fëlliqësi ia ke mbuluar..
E prej anash ç’të thonë ty..?!
Sa mirë, je i lirë
Ç’tjetër gjë pate dëshirë..?