TY BRENDËSI

| Nga DASHURIJE BAJRAMI |

Në mallin e madh,
ti mund të mbetesh nostalgji,
për këtë kanë arsye vetëm ata që u bëre dobi,
por disa mund të duan fare dhe pa asnjë arsye,
thjesht kur zemrës së tyre dashuria u jep shije!

Me rastin e ikjes,
ti behu shembull çdo ditë,
mallin leju afër tyre qoft si një luge kripë,
që nga etja si mallë ajo bën shumë bujë,
që të kenë pranë vetes ty, si një pikë ujë!

E me pirjen e ujit ja flladit shpirtin vetes,
epo ngase uji është vet bazë e jetës,
e pastaj kujto se edhe lulet me ujin si rrjedhojë,
kur rrënjët flladitin aromë parfumojnë,
të jesh pjesë pêrbërëse e kësaj edhe ti,
më thuaj a ka më të lartë nderë dhe veçori?!