UDHËTAR I RRUGËS QORRE

| Nga BLERTA BAFTJARI |

Ec e ec, i lodhun i rraskapitun,
S’ndalove, i ftohur e i rrahun,
Nga rrymat ajrore,
I copëtuar e i shoshitur,
Shputa e këmbë, prapë s’ndalove.
Ece e u përpoqe
Edhe gurët një nga një t’i rrëzoje
Të ecësh kurrë s’ndalove
Por i pa fat dole,
Në rrugë qorre qëllove.