UNË, E IMJA

| Nga LEJLA ISMAILI |

Është e imja
për të u mundova
pa ndihmën e askujt fitova
Unë dhash kohë,
fuqi e mall,
është e imja, vetë ia dola
Unë më t’mirën e meritova
sepse i tillë jam,
me të drejtë e kam
Po vetë s’e veprove
vallë ç’mendove?
do të ketë ndonjë fuqi
që ka për të ndërhyrë
Jo, nuk shtirem me mendje t’madhe
unë n’punën timen
e ti n’punë tande
hapi sytë edhe ti si unë
bëhu i zoti pak më shumë
Çdo send është në pronën time
mos m’shiko ashtu me sy të lakmive
S’do të lë gjë të më ikë nga dora
do t’i mar do t’i ruaj,
do t’i mbledh që për asgjë t’mos vuaj..
Unë me pasuri, fuqi e famë
sa shumë zili që më kanë..
Ç’u bë..?
Ku u tret “unë”i
Ah, aq e pat ai i shkreti
gjitha gjënë që e mblodhi
asnjë grimcë me vete s’mori
I la të gjitha e u tret
dheu i shkretë e mbuloi përjet..