| Nga LIRIDON HYSENI |
Sonte jam në eufori,
Thotë një maskë tjetër, kushedi?!
Ndoshta prej vërteti ndjej tani,
Se po vjen amshimi përbri…
Matanë vetmakeve t’mija t’skllavëta,
Uturojnë poezitë me eufori!
Furllazet vien pasi rrahin ato krahë,
Si shqipe por shumë më t’mëdha!
Nga ato kodra hija tyre teksa zbarkon,
Mbulon brigjet e mendjes sime,
Dhe më n’fund n’paqe pak pushon!
Nën sigurinë e atyre poezive,
Që shpirtin ma pastrojnë!
Andaj dua t’i këndoj bukurisë,
Ëndjet tona t’na ledhatojnë,
Vargjet që vihen si dekorim,
I një historie dashurie t’ëndrrës sonë!
Përkrahë nesh ecin engjëllushket,
Zbardhojnë gjithçka rrezja tyre kap,
Befas sytë tanë pandalë shndërisin,
Se kënaqësia mbi çdo horizont i mbanë!
T’a shijojmë bashkë vezullushken,
Që na fali ky nur këtë mesnatë,
Mes yjesh janari t’dëborës së humbur,
T’a thërrasim dimrin plak!
Mos t’mendojmë për mërzi e molisje,
Që na kapën e kurrë s’na lanë,
T’i dëbojmë ato teke çukitëse,
Në këtë lexim lehtësi t’kumtojmë!
Veç gëzoni pa arsye
Me ngadhënjim të reflektojmë
Nurin e atyre engjullushkeve,
E lehtësimin e zambrakut t’brendisë sonë!
Dhe kjo erë enacake
Që ngacmon shkabët e shqipeve,
Shkund prej degëve viskozake,
Kështu nderon ardhjen e lumturive!