V

| Nga SHAHA HYSENI |

ma pak i frigem vdekjes
sesa me i humb çerja poezisë.
se nëse jetojë
e kafja që e pi nuk asht n’taraqillakun e poezisë pranverore
sahi,
ose midja ose mendja m’a asht prish.
mallku qofshin ata që kanë marrë e kurrë nuk kanë dhanë
si “tomlin e nanës bal”
a munesh me pagu najhere?
qaq edhe kokrrat e kafesë
që s’ja ke dit nimetin
e aq ma pak çiltërsisë e sinqeritetit.
çka don robi ma shumë se veç kafe e poezi?
hakun o n’këtë dynja
o …
veç dy buzë t’kuqe i afrohen filxhanit
e thithin afshin e nji kujtimi tashmë t’harruem
mue gzimin ma vodhën
po unë nji pranverë te tan ja dhurova
mua nuk mu dogj rinia
po mu vra bukuria
pa dy buzë për t’i njitur
e pa dy rreshta për t’i sajdisun
m’rastitë vdekja tuj pi kafe…