| Nga BLERTA BAFTJARI |
Sa bukur kur zgjohem në mëngjes
E shikoj në dritare ,
Fqinjët që s’më lënë të fle,
Nënën time që ja ka ngritur zërin TV-së,
Babin që i ka lënë dyert hapur (përsëri).
Më acarojnë por njëkohësisht edhe më ngazëllojnë.
E unë me hapa të ngadaltë
Po shkoj kah dera e oborrit,
Duke ikur ngadalë, ngadalë
Nëpër rrugët e vendit ku linda.
Duke ikur , ikur e mallkuar!
Se rrugët më bëjnë t’a ha vetën për s’gjalli.
Them nuk ka jetë këtu,
Iki, po iki me mall.
Edhe pse shumë kujtime mbrapa po i la.
Po i la, se t’u e kry shkollën
Po mbetem i papunë.
E t’u punu po mbetem i pa diplomum.
Po i la, se s’po mundem
S’po mundem me i duru t’u hjekë,
Po e marr gurin ,
E zemrën po e la n’vendin tim.