VËLLAU APO VËLLAI?

Shpesh emrin “vëlla” e shohim të shkruar në trajtën e shquar njëjës “vëllau”.

Emri “vëllau” nuk është shkruar drejt pasi i takon lakimit të parë, që do të thotë se merr mbaresën -i.

Dhe ne nuk mund të themi: “vëlla”-u,”xhaxha-“u, “baba”-u etj., por, drejt duhet të themi: vëllai, xhaxhai, babai etj.

Rasa kallëzore është dysore normative:

vëllanë, por edhe vëllain, babanë, por edhe babain etj.

Prof. Eroll Sejdiu