| Nga DRITAN SKËNDERI |
S’dua të shoh dritë me sy
Po s’të pata dritën ty
Preferoj t’jetoj n’errësirë
Pa ty drita më e vështirë
–
S’dua etjen kurrë ta shuaj
Më mirë t’digjem e të vuaj
S’ka burim që më freskon
Çdo gëllënjkë pa ty m’eshton
–
Nuk dua të thith as ajër
M’shndërrohet n’zheg e n’avër
Më ngulfat e më shkrumbon
Ç’do hapësirë ku ti s’frymon
–
Bukuritë që i ka bota
N’sytë e mi janë t’shkreta, t’kota
S’më mahnit e s’më gjallëron
Asnjë kopsht ku ty s’lulëzon
–
S’më qetëson dot melodi
Nuk gjej paqe në brendi
Tingull s’ka që s’më shqetëson
Veç kur zani yt m’jehon
–
Prehje, kënaqësi nuk dua
Ku mungojnë buzëqeshjet tua
Dhe n’Parajsë jam në vetmi
Po s’të pata ty shoqëri