VI

| Nga SHAHA HYSENI |

diçka intimisht mbrojtëse
ma kalit zemrën ma shumë se kurrë
por,
pa vullnetin tim
vazhdon e më ngjallet
ndjenja e nji guri mu në kraharor!
disa netë
du me u nda
me u harrue
pa nishan
me mendime t’thata
t’gozhdueme n’zemrën tem…
më jep mend o Zot!
me e ndalue të keqen.
në ernat e forta m’u dukeshte sikur përplaste copa gjaku
fatmirsisht,
ishin kanë gjethet e floku im.
syve të mijë ju vinte era jetë
i pandam prej meje
i dëshiruem edhe n’amshim
shprehia e vullnetit gurronte brenda meje
se nji ditë ajo zemër ka me u zbutë
e ma shumë me u pjekë
sepse,
unë
kurrma nuk do të jem ajo që kam qenë.
n’momentet ma virgjine t’zemrës tem
kam dasht Zoti të më shpëtojë
qe ky gur mbi gjoksin tim ma të mos jetojë.

sytë,
gjithnji më kanë trathtue
janë të ndritshëm e të sinqertë
sepse
mu aty fshihet t’kuptuemit e Zotit!