ZËRI I PËRJETSHËM

| Nga DASHURIJE BAJRAMI |

Ndonëse ai kishte humbur kujtesën, një numër asnjëherë nuk e kishte harruar!
Papritur, ai mungoi në shtëpinë e pleqve.
Infermierët mbetën të hutuar kur ai u rikthye.

E pyetën:
“Ku ishe?”

Në njërën dorë mbante një tufë me lule, ndërsa në tjetrën vetëm tri euro. Sytë e tij ishin mbushur me frikë, por prapë mori guximin dhe u përgjigj: “Ika në dyqan për të blerë një telefon, sepse më kishte marrë malli për zërin e saj!”

Të çuditur, infermierët e pyetën:
“Për zërin e kujt?”

Ai u përgjigj:
“Dashurisë së vetme të jetës sime, bashkëshortes sime!”

Pasi kontrolluan numrin që përmendi, infermierët panë se numri i përkiste vërtet bashkëshortes së tij, e cila kishte ndërruar jetë shumë vite më parë!

FotoJackCohen