KUR T’MË MBAJNË NË KRAHË

| Nga LEJLA J. ISMAILI |

Kur t’më mbajnë në krahë

Trup i shtrirë, pa shpirt

Sy e gojë mbyllur

Këmb e duar pa lëviz

Një zemër që dikur rihte

Një njeri që dikur mendonte e fliste

Tash…

E shtrirë në vendin ku t’më mbajnë në krahë

Të më mbajnë në krahë e t’më çojnë në shtëpi

Në shtëpin time tokë

mbuluar me dhe t’zi

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *