AMANETI

| Nga LEJLA J. ISMAILI |

Fillim që nuk mbaron 

Numërin qe s’ka emërtim

Mirësi që nuk zhduket

Ne..

Po, ne! I kemi në pasuri brenda vetëvetes

Pasuri që Pronari nuk kërkon t’ia paguajmë

por vetëm jep, pa numërim pa mundim..

Sa e dimë..?!

Sa falenderojmë..?!

Amanet ç’të sheh syri…

Amanet për çka të flet goja..

Amanet ku t’shkel këmba..

Amanet  çfarë merr dora..

Amanet  me ç’e mbush zemrën..

Amanet zëri, ngrite të vërtetën… të drejtën..

Amanet  edhe fryma, se po ajo,

do të fryjë një herë e përgjithmonë 

dhe të ikë atje  prej ku e ka prejardhjen..

Gjithë kjo mirësi ka përgjegjësi

T’i dalim zot mirë amanetit

se do t’i kthehet një ditë Atij që t’i la amanet.

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *