| Nga LEJLA J. ISMAILI |
Fillim që nuk mbaron
Numërin qe s’ka emërtim
Mirësi që nuk zhduket
Ne..
Po, ne! I kemi në pasuri brenda vetëvetes
Pasuri që Pronari nuk kërkon t’ia paguajmë
por vetëm jep, pa numërim pa mundim..
Sa e dimë..?!
Sa falenderojmë..?!
Amanet ç’të sheh syri…
Amanet për çka të flet goja..
Amanet ku t’shkel këmba..
Amanet çfarë merr dora..
Amanet me ç’e mbush zemrën..
Amanet zëri, ngrite të vërtetën… të drejtën..
Amanet edhe fryma, se po ajo,
do të fryjë një herë e përgjithmonë
dhe të ikë atje prej ku e ka prejardhjen..
Gjithë kjo mirësi ka përgjegjësi
T’i dalim zot mirë amanetit
se do t’i kthehet një ditë Atij që t’i la amanet.