| Nga LYSIEN DISHA |
Ëndërrova mbram, e di?
Për venin tim, për at’liri
at’liri që kurrë s’e gjen
veç se n’Shqipni.
S’forcohem t’qaj e t’vajtoj
krrusem e përkulem
gjumi sytë s’i prek
ajo që t’jep ma shumë vner
jam i nalun ta riprek.
Dikur kamba prekte mbi të
betohem që butë ajo prekte
malli grryn për atdhe
zemna për ty qan
Shqipni mëmëdhe.
Sikur un shumë kanë shkrue
kanë qa e kanë vajtue
njerëz t’lirë e robnue
janë tallun e kanë shae
kanë filozofue e qortue
mjerë për to sa kanë gabue.
Nga ajo tokë ku jemi kriju
kemi ec e kemi shëtit
mbi të ku nëna na rriti
mbi të ku prind u bam
aty ku varfnia dashnin nuk ta shun
aty ku fenë përqafum
ku njofëm Zotin e balli ra mbi dhe’
ah, Shqipnia ime, Shqipni mëmëdhe.
Sikur trendafili që mbin nji herë
ashtu një pjesë e njerëzve gjithmonë do t’meten ferr
mjer për ty o shqiptar
vllaut tand shpinën ja ktheve
e ule e shtyve, tutje e flake, e përtype
përfitove mbi dashni e ner
për t’derdhun mbi të inat dhe vner.
U linëm e u rritëm
të etun e të uritun
të paditun e fakir
me shpresë nër thonjë
për nji jetë ma t’mirë.
Shpresë ma nuk kam
të t’shoh dhe nji herë
ty që sytë e mi
t’panë për t’parën herë
Foto: emerging-europe.com