| Nga LIRIDON HYSENI |
Kontaktet e buta, ngrohta me afërsi,
Nata mi sjell befas m’ngjallë huti…
Ku ishe moj mikeshë e humbur,
Pa ty s’kishte kuptim kjo vetmi!
Ndritet e sorollatet me entuziazëm…
Përçark sarajeve t’mallëngjimeve t’mija,
E bukur si atëherë moj mesnatë epike,
E bukur si çdoherë moj shoqëri poetike!
Llastohet nga laritjet e vargjeve tash…
Përdridhet veshur me petkun e andrrave t’shuara!
Forcën e epsheve t’thella si kurorë t’a mbash,
Moj mbretëreshë e dhimbjeve t’pashëruara!
Syandrri e veseve t’flakëruara që përcëllon…
Gjithë dritën e rrjedhur në lumin e lumturisë,
Se edhe mbi ujë ti zjarrë do vësh,
Andje e fshehur n’shkëndija t’dashurisë!
Ec koha, e sypërgjumur unë t’vëzhgoj,
T’pres t’më përkëdhelësh me motivin përrallor,
Andrrat t’më vien prej frytit tënd,
E bashkë me mesnatën vetminë t’poetizoj!
Mvishem i tëri në shpirt si dikur,
Me ty t’hidhem n’vrimën e errësisë,
Krahët e mendjes u hapën përsëri,
T’a përgëzoj mesnatën me vetmi!
Fluturoj mbi jetën e natës,
Frymoj mbi vargje në liri,
Kthehem n’shtratin e paqes,
Me mesnatën, për lumturi, n’vetmi!