| Nga LIRIDON HYSENI |
Butë, preka në mëndafsh
Fillova të t’pikturoj shpirtin
Që flinte paqësisht natyrshëm
Rrjedhte vezullimi magjishëm
E nga këmbët ndava energjinë
Shkëputa gjunjët të t’a forcoja motivin
Në buzet e tua e lashë zërin
Në sytë e tu e lashë zemrën
Dhe me fjalë yjëzova qiellin
Në pikturën e shpirtit tënd
Vrullshëm e përkëdhela në mëndafsh
Që rrëshqiste si fryma ime
Që e hargjova në jetën e ëndrrave
E krahëve tua të lehta
Ua dhashë freskinë e shqisave të mija
Në fund mbështolla kopshtin
Me çka në trup m’kishte mbetur….
Prita kur ngjyra të kish’ fjetur
Ti të merrje jetë
Por mbete e heshtur
Në kopsht e paqelur
U strehove në guaskën tënde
M’u errësua dielli e hëna
U verbova nën melankoli
U treta në mëndafsh
Ti u arratise në liri
Unë mbeta me pikturën
N’vetmi!