| Nga NAZIF AGALLIU |
~ Partha Albanorum Opidum ~
Fortesa ilire e bardhë
Me petale urbane të sotme
Pezulet e gurta dritaret
Me çkodifikim shqipfolës
Ekologjia humane
Me ligjësi ekzistence
Morfologjia e peisazheve
Shpirtin e formës përcjell
Struktura një lokus unik
Tipologji racionale parake
Me elementë alegorikë
Simbolet e ritualet
Shtëpitë pa mure ndarës
Nyjet urbane që ecin
Identitetet përflasin
Modernizim e mosprekje