| Nga AQIME SELMANI |
Vërshtirësitë në jetë nuk kalojnë sikur që kalojnë retë e zeza mbi qiell, nuk largohen me shpejtësi sikur varkat në det të qetë po ato qëndrojnë aq gjatë sa edhe vet bora në majë të malit. Kjo e fundit, zhduket me vërshtirësi vetëm në ato ditë të nxehta vape e më pas kthehet e struket njejtë sikur edhe brenga në shpirt. Që të ngrysen ngadalë e ngadalë sa arrin që të vrasë edhe çdo ëndërr të bukur që pate ëndërruar deri atë moshë, pasi me kalimin e ditëve rritesh dhe duke parë e kupton të vërtetën e hidhur të jetës tënde e nuk ke kohë më për ëndrra e gjumë, duhet të dalësh rrugëve të punosh aq sa mundesh. Të tilla janë vuajtjet e të mjerit që pakësohen në një shkëndi lumturie por, nuk zhduken ngase janë groposur diku thellë në zemërn e tyre. Ato u janë bërë si hije që i ndejkin nga pas. Andaj gëzimi tek këta njerëz zgjat vetëm një çast, pasi pas një buzëqeshje i kujtohet se nuk ka nesër çka të veshë, i kujtohet se nuk ka bukë të hajë andaj, si rrufe kthehet prap në vaj.
Jeta e të mjerëve ngjason si një pyll i dendur me drrunjë dushku që bëjnë shumë hije e tek tuk rrallë depërton edhe rreze që të gëzon por nuk të ngroh. Sa i paktë është gëzimi tek këta njerëz që punojnë tërë ditën për të mbushur një tryezë e flejnë përsëri me brengën po nesër vallë çfarë do gjejmë. Sa brengë të madhe kanë të mjerët, brengë që të ngrin gjakun e ta copton zemrën teksa shikonë të vegjlit që përpëliten e me sy të përlotur të shikojnë kah duart, mos ke diçka për t’u dhënë, mbase një sheqerkë pse jo. Ata kënaqen edhe me një dhuratë kaq të vogël, e të tjerët nuk mjaftohen me botën.
I mjeri ka mbi supe hallet e botës pasi, ska hall më të madh se sa mos kesh një strehë ku të fusësh kokën, nuk ka hall më të madh se mos kesh fëmijët me ç’ka t’i gëzosh, mos kesh me çka një tryea ta shtrosh, të mos kesh mysafir kurrë që të të vizitojnë,mos kesh cantë, gomë e laps fëmijëve me ua siguruar, për bajram fëmijët me tesha të reja më i lumturu…e shumë gjëra të tjera që i quajmë “elementare” mos me i përmbushur.
Sa të mëdha janë këto halle, janë shumë më të rënda se sa malet, janë shumë më të forta se sa guri, janë sikur guacka e breshkës që s’të hiqet dot prej supi.
Luten njerëzit:”O Zot! Pa halle mos na lë, por hall mbi hall mos na vë” mirëpo, varfëria është halli më i rëndë që sjellë si zinxhir edhe hallet tjera, e s’të lë kurrë me të të lulëzuar jeta.
Eh sa të këqijë janë njerëzit, për një mbeturinë që do të japin të shtrydhin edhe nderin. Ta marin edhe atë që me vlerë që ke ta zvarisin nëpër dhe. E disa të tjerë kinse të ndihmojnë këndej të japin bukën nga pas me kamerë të incizojnë, aman o Zot çfarë sprove me të njoftë bota si lypsar s’di o Zot më keq a ka? Nga brenda nuk do, por nevoja të çon pasi je në krye të familjes dhe po s’pramove ndihmën fëmijët të vdesin urije.
Pa më thuaj o ti që rri në shtrat e thua jam në depresion për çfarë derti po vajton? A nuk e sheh se sa vuan tjetri ti pse s’ke marrë lodrën në vitrinë je mërzitur. Mos vrapo vetëm pas lluksit e suksesit, pasi suksesi më i madh në jetë është të jesh njeri prej së vërteti mos të të bëj njeri vetëm paraqitja por të të bëj edhe zemra.