DOLI NGA SHTYPI ROMANI “ASTRITI”

“Personazhi kryesor është me profesion mjek, por gjatë pandemisë bie në depresion, jo nga frika për veten, por për bashkëshorten shtatzënë. Ai ndiqet edhe nga hileqarët, zullumqarët. Si në romanet tjera, te vepra në proces u frymëzova nga bota reale që në roman gërshetohet me imagjinaren. Aty qëndron e bukura artistike. Gërshetimi i reales me imagjinaren e bën veprën më të thukët, më interesante për lexuesin. Krijuesi është dëshmitar i fenomeneve, ai i gjykon ato përmes fjalës së shkruar. Te krijuesit e mirëfilltë muza vjen vetë dhe bëhet barrë derisa shkrimtari e nxjerr nga shpirti për t’ia falur letërsisë dhe lexuesit. Në këtë projektin e fundit jam ngacmuar dhe frymëzuar te lëngata që tronditi botën, meqë shumë njerëz i futi në ankth, në depresion. Kishte shumë raste kur u vetëvranë. Romani ecën në të njëjtën linjë.”u shpreh autoria.

Doli në shtyp libri më i fundit i autores Puntorie Muça Ziba, “Astriti” Libri në fjalë është nëj roman psikologjik, i cili është shkruar në perjudhën e pandemisë.

Puntorie Muça Ziba lindi në Strugë në vitin 1954. Shkollën fillore e kreu në Veleshtë, të mesmen në Strugë, kurse Akademinë Pedagogjike, dega Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Shkup. Deri më tani ka botuar një numër të konsiderueshëm librash. Poezitë e saja janë përkthyer në maqedonisht, anglisht, rumunisht, maqedonisht, frengjisht, gjermanisht etj. Si dhe është fituese e mbi dhjetra çmimeve e mirënjohjeve letrare

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *