| Nga LAURETA REXHA |
Si mundet që kjo kohë nuk ma sjell vetminë time
sikur vetminë e bjeshkëve,
por më përsërit fjalë me ton të saj të lartë.
Përse ma sjell fytyrën e thjeshtë të një gruaje
e lindur për torturë
e ndjenjën s’ma di.
Pse më flet për shoqërues që zemra ime akoma s’i njeh.
Më duket se era jashtë ka ardhë bashkë me premtimet
qielli është hapur,
e duart janë ngrit.
Si mundet që kjo kohë nuk ma sjell vetminë time,
thesarin e mjaftueshmërisë dhe nevojës për asgjë.
Më thuaj,
sepse kur shikohem në pasqyrë
gjithqka pos vetes time gjej!