E MIRA PËRBALLË SË KEQES

| Nga MATILDA MYFTARI |

Ndonjëherë e kemi pikëmbërritjen atje, e ndonjëherë na dërgon rastësia. Ishte e para herë kur më humbën instiktet, m’u hapën dyert e shpirtit dhe mburoja e besimit njerëzor u bë çuditërisht mikpritëse. Çudi!

Si kurrë më parë, pranova të hap krahët e përshtatjes, edhe pse isha koshiente, edhe pse e njihja mënxyrën, edhe pse ajo nuk po fshihej aspak, edhe pse rëndomtë po jetonte me mua , për habinë time, ëndërroja me të. Kishte ngjyra , nuk ishte e zezë ashtu siç mendohet. Ishte lajkatare, nuk ishte e drejtpërdrejtë si unë. Premtonte shpërblim , ofronte shtigje të hapura, e shihja dhe nuk ishte e zezë, por thjesht mashtruese, një mjegull e blertë, ku nuk mund të shohësh gjithsesi.

Mister, apokalips ndjenjash, por e bardha mbetet gjithmonë e bardhë! Habitem si nuk i mërzitet ngjyra, habitem si nuk lodhet nga e vërteta?!Por ajo më pati paralajmëruar vite me rradhë.

Po ç’pata unë?!

Ndoshta u lodha, ndoshta kërkova diçka ndryshe. E sot, jam në kompleks ndjenjash, përshëndetem me mllefin tim, urrej e dua njëkohësisht, por vazhdimit nuk i dihet….

Ajo që më shqetëson, më lëndon e më bën të “qesh”, është fakti që s’mundem të qaj.

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *