| Nga HAMDI NUHIJU |
Eja në mëngjeset e hershme ku flladi hap krahët dhe zbutë dhimbjet e duarve të cilat u shkaktuan nga moskujdesi jot. Dhimbje të cilat duken të pafundme në një botë të përçudnuar e cila është e pikturuar në një pelerinë vere. Botë me shumë fije nervore! Të holla dhe të gatshme për t`u këputur. Por t`i nuk ke guxim t`i afrohesh. Madje po flet me veten për të angazhuar gërshërprerës në një proces të pafundëm shoqëror. Si shtresëzim idesh duken fijet që dalin nga nervi dhe takti jot. Nisi lufta midis klasash njëjtë si në idetë e klasikëve , ku klasa e mesme e ka të vështirë mbijetesën përballë klasës së pasur dhe të varfur.
Eja dhe më përqafo fort. Kam nevojë të ndjejë ngrohtësinë e zemrës, trupit dhe shpirtit tënd. Jam i vetmuar në këtë oqean mendimesh! Kam ftoftë edhe pse djersët po më rrjedhin qull. Aroma jote po ma kthen ekuilibrin e vetëdijes në grimcat e fillimit. Aty ku ne të dy e nisëm rrugëtimin tonë. Jetën, e cila duket e lehtë dhe pa zig-zage, po në brendinë e saj fshihen pengesat e botës. Përpjetëzat nuk po ndalen. Dhe në momentin kur duket sikur arritëm në fundin e destinacionit, vazhdojnë përpjetëzat tjera qark deri në bregun e lumit të vdekur.
Lumi i vdekur ishte vendtakimi ynë. Aty u betuam në vdekjen! Njeriu që do vdekjen, nuk ka frikë nga askush. As nga vetvetja. Ankthet, stresi, të dridhurat janë maja e asjbergut. Shfaqen vetëm kur t`i alarmon dëshirën për vdekjen. Sa më shumë që do vdekjen, ti shijon jetën, dashurinë, të bukurën! E di, se matanë vdekjes gjendet një oqean, i ngjashëm si lumi i vdekur që na tërhiqte zvarrë verës dhe dimrit?
Eja dhe mos u frikëso nga kafshimet. Ata janë afsh i pangopur që ushqehen në çdo moshë. Kafshime fëmijësh, të rinjsh, të rriturish, pleqsh. Dallojnë vetëm në sistemin e vlerave! Shija është e njëjtë. Gjurmët ngelin! Ata flasin për afshin që kishim dikur në shtratin e jetës dhe vdekjes.