EMBLEMAT

| Nga NAZIF AGALLIU |

Si një urë e varur

Qyteti lëkundet

Në jehonat e minareve

E koret e lutjeve në kulte

Kohë mbretërish ilirë bujarë

Kohë me kurorë anzhuine

Kohë bizante e mjegullt

Kohë e sufikseve sllave

Kohë mugujgjatë osmane

Kohë me gjak e tulipanë

Koha e qëndresës së Arbërve

Kohë invazionesh barbare

Kohë erozionesh botërore

Në lëngatën e gjatë të plagëve

Mosasimilim emblema e Beratit

Qyteti i bardhë

Me dekoracion anjëanë

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *