| Nga LIRIDON HYSENI |
Dorën më mban
Sikur më mban shpirtin,
E monologut tënd i prinë,
Fonemat nga goja jote
Për neuronet harmoni.
Seancë poetike,
Krahët si instrumente
Maestra de la vie!
Më mbërthejnë gamat e abstraktes
Ku ti shtrihesh me të dritës shpejtësi,
Si të t’zë unë me shpirtin tim të plogësht
Në teatrin e së artit tënd trashëgimisë?!
Po të mundja të bëhesha sufler më afër të rri,
Por si t’a pëshpëris unë epin tënd
Kur jam dyzuar me aktet e tua përsëri?!
Eh si ndriqon nuri yt
Mbi publikun e natës!
Vezullon pluhur mbi skenë
Moj zanë e panna-s*!
E lulet fluturojnë drejt teje
Gjer kur rrezja jote i kap.
E nga lulet bëhen kopshte,
Dhe nga kopshte bëhen fjalë!
Ti ua hap krahët dhe i përqafon
Përgjatë sa shpirtin ma mban me afsh,
E më përkëdhel me frymën tënde
Kur epilogun fillon t’a mbash.
Ti ngreh perden të më afrosh
Le temps de finir
Dorazi të përkulemi para publikut tonë
Monologu i zanës së panës me mua
Empati.