ËNDRRA

| Nga BLERTA BAFTJARI |

Sonte gjumi do m’përqafojë

E ëndrrat do m’trishtojnë!
Se jam vetëm unë, pa ty.

E si t’qetësohem?!
Mundohem t’i hap sytë 

E nuk ia dal.

Prapë ëndrra m’ndalë.

Ballafaqohem me ty
Mundohem e mundohem… 

Por s’arrij të t’lë.
Mundohem prapë t’i hap sytë

Kur papritur m’shfaqet një dritë
Mbeta gjysëm e buz’qeshun.

A e lumtun apo e trishtum?!
Ashtu më kaploi një ndjesi

Që as t’a përshkruaj s’arrij.
Eja e mos m’le herë tjetër t’vetëm
Se ti je pjesa ime e vetme
E unë jam pa ty si kafka pa tru e trupi pa shpirt.

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *