| Nga BLERTA BAFTJARI |
Sonte gjumi do m’përqafoj
E ëndrrat do m’trishtojnë!
Se jam vetëm unë, pa ty.
E si t’qetësohem?!
Mundohem t’i hap sytë
E nuk ia dal.
Prapë ëndrra m’ndalë.
Ballafaqohem me ty
Djersitem e djersitem
Por s’arrij të t’lë.
Mundohem prapë t’i hap sytë
Kur papritur m’shfaqet një dritë
Mbeta gjysëm e buz’qeshun.
A e lumtun apo e trishtun?!
Ashtu më kaploi një ndjesi
Që as t’a përshkruaj s’arrij.
Eja e mos m’le herë tjetër t’vetëm
Se ti je pjesa ime e vetme
E unë jam pa ty si kafka pa tru e trupi pa shpirt.