ETYD

| Nga NAZIF AGALLIU |

Vizatoj ndjesitë
Mbi një pëlhurë poetike
Rasat e miteve,stilisjet urbane
Përkthimet biblike
Pa shenja tepërimi nervat antikë
Veshja e moshës së qytetit
Lidh gjeometrinë me poezinë
Te nofullat,kockat,skeleti
Hipotekoj horizontet
Me delikatesë horizontale
Prek në hipnozë
Largësitë vertikale
Me shpejtësi shkencore të matshme
Fshij lodrat e fjalës
Fle me floçka në shtratin e baladave
Blatohem me gruan e vdekur
Murohem me gruan e gjallë
Femrën me fëmijën e mitur
E pëlqej variant të baladës
Pak a shumë s’është aksiomë,sajesë
Le të pyesim fortesën
Është fakt është ekzistencë.

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *