| Nga MATILDA MYFTARI |
Përtej pasqyrës, dhe syve të njerëzve, a e shohin veten?!
Me një kureshtje të venitur, indiferentizmi personal, në mënyrën e të menduarit, në mënyrën e paraqitjes, në mënyrën e menaxhimit të jetës, shpeshherë lundron në ajër!
Në gojdhëna njerëzish, vetëm këtë presin që të njohin veten, duke u munduar nga ideja fikse, se çfarë do të thonë të tjerët. Jetojmë në një botë sa indiferente, aq edhe shpotitëse, ku çdo lëvizje çon në vëzhgim, çon në gjykim, e hera- herës në pikëpyetje! Nëse do të hulumtonim rreth vetes, do zbulonim shumë më tepër se ç’dukemi, shumë më tepër se ç’jemi, shumë më tepër se ç’pretendojmë se jemi.
A jemi të vërtetë, apo po luajmë një rol skeptik teatror, për përshtatje universale! Shohim kudo njerëz, që duan t’u ngjajnë njerëzve!
Sa ironik fakti i humbjes së identitetit, sigurisht nëse e keni patur më parë. Një cungim vlerash, pa kureshtje dhuntish, me një admirim-ziliqar, për njerëz te animuar, dhe të menaxhuar.
Duhet bërë me çdo kusht arritja e një statusi “intelektual”, një titull ky i vendosur nga njerëz, për arsye të paditura, pasi mendohet “ngritja” në piedestal, e një etiketimi, në bazë të një cope letre, ndoshta dhe pa meritë, që vendoset shpeshherë në kornizë xhami, për t’u ruajtur nga pluhuri. Intelektualizmi i njerëzve të vegjël, që perfaqësojnë shoqëri të caktuara, pikërisht këtyre duhet t’u ndërpritet kjo rruge injorante e menaxhimit të situatave, të cilat nuk ua dinë zgjidhjen, e mbi të gjitha rëndësinë. Një përzierje të kaplon, kur sheh kamuflime të tilla, me “stolisje” fallco, për të patur një identitet.
Shoqërise njerëzore, nuk u mungon identiteti, të gjithë e posedojnë një, ndaj mos të lodhet askush për përfaqësim. Është irrituese, hedhja poshtë e ideve, e rregullave, në përzgjedhje portalesh.
Përfaqësimi, një sipërmarrje kjo e rrezikshme deri diku, të jep një guxim të “çmendur” për përshtaje, por njëkohësisht të krijon edhe një lloj inati në dëgjim, pasi jo të gjithë jemi dakort me ç’ka shohim, e mbi të gjitha me ç’ka thuhet.
Një qëndrim dinjitoz ,duhet ta mbështjellë këtë fasadë marketingu që qarkullon prej kohësh tashmë. Thua se, dy ose tre persona përfaqësojnë një shoqëri të tërë, duke hedhur idetë e tyre, lëvizjet e tyre, dhe qëndrimin e fortë imponues. Duhet kujdes për hir së vërtetës, pasi jo të gjithë jemi dakort, jo të gjithë jemi të përshtatshëm në këte ecejake iluzioni. E kujt i duhet ideja e tyre , pse duhet të njollosin gjithcka në ndryshimet që duan të bëjnë!
Nuk na intereson, le t’i mbajnë për vete, por mos t’i shfaqin puplikisht, pasi dëmtimi i imazhit çon në përçmim, dhe iu duhet më pas të gjithëve të japin një sqarim. Dëshira e madhe e lakmisë, verbon inteligjencën reale të të menduarit, duke u hedhur në krahët e një ironije skeptike. Të lodhe e tërë kjo, por këta njerëz nuk lodhen. Duket sikur janë në një mision të pafund. Çudi sa mëndje e ceket, e lëkund anijen pa vela. Iluzion i lidhur me ëndërra reale i ka mberthyer keq, dhe janë verbuar tashmë nga e vërteta.
Janë të vërtetë vallë?!
Një gjë po jua them..ose tregohuni siç jeni në të vërtetë, ose bëhuni siç doni të jeni…ama, në veten tuaj.