FËMI

| Nga AMELA TEMJA |

Sillem e pshtillëm, n’dialekt në i thënçin m’del shpirti.

Jam kân fëmi. Jo me trup e me vite, por me zemër. Hyjshin e delshin me radhë, pa radhë. Disa trokitnin e disa as nuk u kujtoshin që ka derë. Disa t’kjeshnin n’ftyrë e disa t’kqyrshin shtrembtë. Thue ti me borxh ua ke pas. S’kam ditë, kam mendue se hyjnë për mos me dal, ose rrijnë se u patën shit se dinë me dâshtë. Pasha një Zot se kam ditë. Kur je fëmi mendon se tânë janë t’mirë.

Deri kur; iu kam ndi durtë tuj u zgâtë, pjesë pjesë tuj i marrë copat prej shpirti. S’e kam kuptu, kam mendu veç se sa t’uritun janë, po pse askush nuk m’ndijke tuj kâjt pra, në fund t’fundit ishin copa që ishin tuj u hjék prej meje. Naj cope i vijke era respekt, tjetrës kujdes, sa copat me erë dashnie i patën marrë, e i shkulshin si mas me pas pa kurrë, disave iu mbetke naj gjurmë mirkuptimi, e disave iu dilke zâ gzimi e ata si me pas kânë shurdha. Shurdha që ndijnë veç për sherr thojke nâna.

E tuj ik, posi tuj ik, disa as n’sy nuk t’kqyrshin jo se iu dhimbsha po për to isha me faj, nashti se s’kishin marrë shumë e nuk ishin ngi hâla sidomos prej copave t’respektit. Kishte prej atynve që ta hjedhshin një shikim të funit, si me dâsht me thânë, shumë më rrihet, por meqe dera hap âsht po dalim. Thue ti me zori pata me i mbajt.

Kishte prej atynve që ta hjedhshin një shikim të funit, si me dâsht me thânë, shumë më rrihet, por meqe dera hap âsht po dalim. Thue ti me zori pata me i mbajt. Kishte prej atynve që dilshin tuj kâjt e tuj shajt, qato kurrë si pata kuptu. Se si me thânë u ngijshin e prapë uria tynve s’u shujke, tani u ankojshin. Llojet veç u shtojshin, kishte prej edepit, ata që hynin tuj trokit, merrshin copa gzimi si në marre, u ngijshin, tani me nji falënderim borgjez u hupshin prej faqes dheut, e këto janë kânë ma t’zgjutit, dijshin cilat copa me i këput. Kishte prej turpshmëve, këto s’di a frika a çka, gjithë kur iu afrojshin copave të dashnisë si me pas pa naj shejtan gjithë veç i merrshin erë e shkojshin vrap. Këto ishin edhe frikacakët së bashku me ata që u munojshin me kap e knej me u duk se asgjâ s’kanë prek.

Por veç dy lloje s’mund t’i harroj, sdi a me i dâsht a me i urry. Kishte prej atynve që iu shnritke në ftyrë nuri i shpresës, durtë sikur i zgâtnin e sikur dojshin me t’shpëtu. Po veç rrijshin e kqyrshin prej larg, njaty te dera gati me u kthy n’krah tjetër e ma ftyrën n’kyt dhé mos me ia pa. E ata tjerët që admirojshin erën e copave të lanuna diku rrugës nga pjesa që kishte gllabëru, vijshin sa me t’pa prej afër. Mandej tuj t’kqyr me mëshirë kthenin kokën, bash kyt lloj e kam urry. Ishin aty, një dorë e kishin zgât e kishin mund me ndejt apo jo? Por jo, këto ishin heronjtë, që në fund t’linin veç shpresën e hijes së tynve.

Secili prej tynve âsht një lloj personi që t’gjith na i kena rastis mas pakti njëherë në jetë. Disa i kena njoft disa jo. Po s’ka dert, tanë na jena kânë fëmi, dikur, diku. E ata copat që kam përmend, janë veçse sjelljet e mira që kena pas ndaj tynve. Që secili prej nesh mundohet me iu fal njerëzve. Po pra, dashni, respekt, mirëkuptim, gzim, lumturi. E asnjâni prej tynve ska ndejt. Përveç vetës tuej, që gjatë gjithë kohës âsht kân e ulun diku në një qoshe përballë jush. E kur e ka pa, që shpirti ma s’po iu mban, âsht ngrit e ka mbyll derën e ka qëndru. A shihni, veç vetja ju ka qëndru.

Sa herë që ata kanë vra, ju një pjesë e keni ringjâll përmrenda. E tash vetën a nuk duhet me e dâsht ma tepër? Duajeni, asht fryt i çdo dore që ka ik, mbasi âsht betue se do me qëndrue me nijetin për me t’dâsht.

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *