GJETHET E FIKUT

| Nga HAMDİ NUHIJU |

Njerëzit harrojnë mirësitë e pafundme që Zoti i tyre u dha në kopsht. Ai krijoi fruta, pemë e perime të llojllojshme e të shijshme për organizimin e njeriut. Njeriu duhet që të ushqehet me to, ti konsumoj me masë si dhe ti kultivoj me dashuri. Njëra prej mirësive të tilla të shumta janë edhe gjethet, ato të fikut. Gjethet e fikut janë shëruese kundër diabetit. Dhe me një fjali të këtillë e përmbyllim rrëfimin. Janë kurë edhe kundër yndyrnave të tepërta. U bënë dy fjali pohuese! Gjethet bëjnë hije në kopshtin e madh të inspektor Destanit. Pas ditëve të lodhshme në punë, Destani kthehet në shtëpi dhe gjen ngrohtësinë shpirtërore në kopshtin e tij me pemë dhe perime të llojllojshme. Gjen molla, dardha, ftue, qershi, mana e fiq. Destani ka mbjell edhe arra, por për shkak të rrethanave të kohës, nuk është i kënaqur me rritën e tyre. Është duke hulumtuar me kujdes se si ti menjanojë të gjitha pengesat për të zhvilluar edhe prezencën e arrave.

Përskaj pemëve dhe perimeve të shumëllojshme që gjenden në kopshtin e inspektor Destanit, ai është ashik i gjetheve të fikut. Ato e kanë bërë edhe piktor. Për shkak të punës së tij si inspektor i pylltarisë, Destani takohet me pemë të ndryshme dhe gjen forma të ndryshme gjethesh. Ndjen aromën e gjetheve me aromë, di cilësitë e gjetheve të caktuara dhe njeh pafundësisht lloje gjethesh.
Vijat e gjetheve të fikut i kujtojnë fëmijërinë, kohën kur ai me vëllezërit dhe motrat e shumta me shumë vështirësi ushqeheshin. Poashtu edhe shkathtësia e tij e treguar në orën e artit figurativ ishte vizatimi i gjetheve të fikut. Aktivitet i dashur fizik ishte pastrimi i kopshtit nga gjethet e shumta, por me shumë pak mundim, Destani dhe fëmijët e tjerë mblidhnin gjethet e fikut.

Gjethet e fikut i kujtojnë babain. Atë burrë hijerëndë i cili me vështirësi të shumta ekonomike shkollon të gjithë fëmijët. Patë rënë në sy të keq të opinionit për shkak se shkollonte vajzat. Por babai, as që mërzitej për fjalët e hallkut, e dinte se jeta pa shkollë do të ishte tepër më e vështirë. Edhe përskaj atyre vështirësive, ai kujdesej për veten, ishte elegant plotësisht si një gjethe fiku. I pashëm, fjalëpak, por kurë për problemet e njerëzve njëjtë si gjethet e fikut!

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *