| Nga NADA DOSTİ |
Natyra, Gratë, Mysafiri, Respekti ndaj Prindërve, Ruajtja e Lidhjeve Farefisnore, Miqësia ..etj, janë disa nga elementët më të rëndësishëm në jetën tonë dhe të cilëve autorja shkupjane i thur poezi. Përmbledhja me poezi në fjalë titullohet “Heshtje e përmalluar” dhe flet për një heshtje për të cilën kemi mall në një kohë si këto që po jetojmë ku mbisundon zhurma. Të gjithë flasin e shprehen në forma të ndyrshme, por shumë pak tërhiqen në ritualin meditues të ashtuquajtur heshtje. Heshtje dhe kur lëndohesh, kur dëshiron të thuash shumëçka mirëpo vendos të tërhiqesh për të mos prekur zemra.
Zemrat nuk i ngroh pranvera,
as bora e shiu nuk i bën që të ftohtin ta ndjejnë,
ato digjen nga malli që shuhet përbrenda,
vetëm kur janë pranë të dashurve të tyre e dinë se sa vlejnë!
(A e din se? )

Malli gjithashtu është një tjetër element i trajtuar vazhdimisht në këtë përpmbledhje me poezi. Malli vjen në dimensione të ndryshme, si përshembull: malli në aspektin kohor, si një nostalgji për kohët e shkuara, por edhe mall për një të ardhme më të ndritur. Malli si një ndjenjë, në mungesë të të dashurve, pra malli për miq e të afërm sidomos gjatë përjudhës të pandemisë.
Mysafiri pas darke ka trokitur në derë,
kurrë nënat tona nuk janë bë vrerë!
Pas mysafirit janë mbledhur edhe bijat,
ka pas bereqet e ka pas sajgia
Origjina shkupjane e autores në fjalë, Emine Bajrami, sigurisht që ka lënë gjurmë edhe në poezinë e saj, dhe kjo duket e reflektuar sidomos tek mikëpritja, tek rëndësia që zë mysafiri në jetën e përditshme. Disa dhjetra poezi i janë dedikuar pikërisht kësaj tematike dhe të gjitha vijnë aq shumë natyrshëm dhe ndërthuren në harmoni me tema të ngjashme si nostalgji për kohën kur vizitat ishin më të shpeshta dhe njerëzit më të ngrohtë e më mikpritësa.
Ndërkohë, edhe të mbarturit mbi shpinë mjaftueshëm vite eksperiencë, në pozicionin e motrës së madhe falë këshillav dhe urtësi për brezat e rinjë por sidomos për vajzat e reja. Këshilla mbi përparësitë në jetë, mbi dijen, mbi braktisjen e zakoneve të prapambetura të cilat nuk mbartin asnjë vlerë, përkundrazi përçojnë vetëm antivlera, si dhe këshilla se si duhet të sillemi me brezin e vjetër dhe se si të përfitojmë prej urtësisë së tyre.
Ka edhe shumë fenomen dhe elementë të tjerë, për të cilët janë sjellur disa dhjetra poezi që mund edhe të ishin kategorizuar sipas tematikës, por kjo formë e paraqitjes së poezive të njëpasnjëshme mund të sjellë tek lexuesi kureshtjen se cila do të jetë tematika e poezisë së ardhshme. Mbetet vetëm për t’i zbuluar një pas një në këtë përmbledhje prej rreth dyqind faqesh rreth heshtjes së përmalluar.