II

| Nga SHAHA HYSENI |

kisha dashtë

heshtjen

me e kalue nëpër fyt

sa herë që i ke kalu rrugët e çarshisë

e sa herë para Murat Pashës njani tjetrin e kemi sodit.

dhembja që del n’shesh

asht ma e vlefshme se nji mijë t’heshtuna

se mes grave

asht sos gjithkafja.

buzët marrin flamë

se n’shpirt ban ftohtë Prishtine

pezmetim ndjenjash që nuk shnoshen kollaj

por kur i fus n’qiell tërbuem 

sikur buzët e shpirtit ikin n’gaz…

mue syçilë,

mungesa e ditve që kanë me ardh

m’përvëlojnë si zhig

mes semave filloj me u sjell si dervish.

brigjesh virgjine

natën janë t’bukura, ditën kthehen n’shëmti

por qyshkur se kam me u kthye Atje

mes kalldërmave s’ka mbet tjetër sen

pos thirrjes tonë,

tek dera e Murat Pashës me u ndesh.

asht dashnie me u zhyt n’ujra

që sytë nuk ngopen

e aq duen me e pasë

n’mos kur akshamet flladisin 

deka e bjen n’gjallnim t’hijshëm tan këtë zhig. 

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *