KAM NEVOJË

| Nga LAURETA REXHA |

Kam nevojë për diçka,

e ndjej si uni im kërkon zgjidhje,

dua të flas dhe po mendoj…

si ta mbush gotën e zbrazur,

edhe ajri ikën, kërkon diçka më të madhe,

që të humbë,

ma trego rrugën e përmbushjes miku im,

nëpër natë kërkoj qetësinë dhe veten,

të dyja bashkë a shkojnë?!


Diçka nuk fle në mua,

dua ta zgjas sa më shumë,

kjo është loja e vetme ku marr pjesë,

kur bota hesht dhe nuk kam frikë të harrohem,

nëse më thua mjaft,

të dëgjoj si të habitem,

nuk më duhet shumë për ta kuptuar vogëlsinë time,

kam nevojë, mbretëreshë e vetes të bëhem

para se të ngrihem,

pastaj…

gjithçka tjetër është e arritshme!

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *