| Nga NEAL SEJFULLA |
Kaq pash në jetën time
Ditët e bukura kaluan shumë shpejt.
Momentet më të bukura nuk i shijova vërtet.
Lumturinë që e ndjeja në fshehtësi ma vodhen pa pyt’.
Gjërat që une i doja më thanë se s’jan për ty.
Po them se dua më shumë nga jeta
Më thonë se je duke kaluar përtej kufirit.
Kaq pash në jetën time
Desha pak buzëqeshje, përfundova me lot
Desha pak lumturi, më dhanë vuajtje
Desha pak krahë, mi këputen ato
Desha të ec vetë, më thanë do rrëzohesh.
Lumturi- Vuajte
Sukses- Dëshpërim
Pa më pyetur fare, m’i dhuroi kjo jetë.