| Nga LEJLA J. ISMAILI |
Të jesh vetëvetja
Të jesh krenare me atë që je
dhe me atë që ke.
Pa kopjuar, pa imituar
Ke kombin tënd, po ashtu dhe fenë
S’të duhet gjëja tjetrit
Ç’të hyn në punë?!
Kopje në veshje e në ushqim,
në të folurit e në festim.
Një fjalë të veten e një të kopjuar
Ç’flet, s’jemi duke kuptuar..?!
Fole tënden pastër, me plot çiltërsi
E kemi më të mirën nga babë e gjysh.
S’më duhet kopje
S’më duhet imitim
E jotja më e mirë, e jotja plot vlerë
Jetoje i lumtur dhe me përplot nderë
nga të huajat pa u ndikuar
vlerat tona pa i harruar.
Fotografia: © Burim Myftiu