| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Sot tek m’i fshinte me duart e saja të njoma bija lotët,
m’a kujtoi kur loti yt më jepte forcë, bëhesha trime,
më përcjelljen e tyre thoje se sot me bukurinë tënde syri s’më ngopet,
ah, e vështirë por, sot dhashë dorën e perlës sime!
S’dua të të shoh lotin Nanë, ngase ajo do më mërzisë,
i jepja si mesazh me lot Xhennetit tim përballë,
jo bijë, m’a kthente, ti ende s’e kupton por, këto janë lotët e dashnisë,
ngase ti sot ngjason me ato princeshat në përrallë!
Dhe sot më shumë se kurrë sytë e saj m’u kujtuan,
lotët tek përkonin faqet e mbretëreshës nanë,
sot dhe mua fjalët e dalura nga goja e saj më tradhëtuan,
“Ah, sa lehtë qenka me marr e vështirë me dhanë”!