ME U MBAJT N’MEND

| Nga LEJLA J. ISMAILI |

Me u mbajt n’mend e mos me u harrue
ato fjalët e mira kush t’i ka kushtue..
Me u mbajt në mend me punë e karakter
se nuk e dimë a kthehet ai vakt dhe një herë
Me u mbajt në mend me hije e fije
atë që kur e shikon zemrën t’a gëzon
Asht ba për t’u mbajt në mend e mira e dikujt, koftë fjalë apo vepër
se rallë e gjenë prej gjithkujt..
Me u mbajtë në mend edhe një “merhaba”
që t’ngre dorë vllau në rrugë kur të pa
dhe e bën ne zemër
pas shpine pa t’sha..
Mbaje në mend e falendero, të mirat mos i nënvlerso..
Me u mbajt në mend një grusht muhabet, rrallë ka mbetë kafe në shoqërim me llafe pa asnjë interes..

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *