MONOTONI

| Nga BLERTA BAFTJARI |

U përpoqa, u mundova pas një muaji t’i thyeja katër muret, ku shpirti im ishte strukur e nxirrte shikimin prej një meceje dhe e mbulonte kokën me duar.
Dola… dhe ja tani jam këtu prapë në katër mure se të ligat mure s’na ndahen kurrë.
Dola! Ndjesia mu duk sikurse fluturova kur po dilja nga shtëpia, aq një ndjesi e ftohtë freskuese më gllabëronte përbrenda.
Ecja, ecja mbi borën e bukur të ftohtë e kërcëlluese që t’i merrte sytë me atë ngjyrë vezulluese.


Çdo hap ishte një vijë e lumturisë për mua se po shkoja atje ku shpirti im çdo herë ka gjetë paqe mes “shokëve të mi të vdekur” ku aty këtu është edhe ndonjë prej të gjallëve që të pëshpërisin e të kthejnë tek trupi.
Jam në një ambient tjetër që e pëlqej shumë edhe pse nervat e mija janë të elektrizuara por prapë kur lëshohet ajo kënga që unë e dua dhe e shoh pikturën me skulpturë në t’cilën u pata dashuruar që në herën e parë, më mbanë në nostalgji nga ku s’do doja të ikja…


Tani që borën më nuk e kam nën këmbë por e shoh bukurinë e saj prej dritareje si bien fjollat e saj them “o sa qetë e sa bukur si vetë shpirti”.
E tani më duhet të dal përsëri që t’ia dëgjoj zhurmën e saj…

Foto: https://www.tijdschriftdepsycholoog.nl/

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *