| Nga HAMDI NUHIJU |
Albani, Arbesa dhe Nora janë shok qysh në shkollë të mesme. Ata kanë vazhduar studimet në Univerzitetin e Tiranës, drejtimi arti dramatik. Dëshira e tyre e flaktë ishte që të luajnë dramat e famshme të Shekspirit si dhe të paraqesin ndjesinë e tyre për historinë, artin dhe kulturën. Por, metropoli i ndryshon qasjen në ide, mendime dhe jetën e përditshme. Albani, Arbesa dhe Nora jepen pas teknologjisë dhe jetës së natës. Për çdo natë vizitojnë kafe baret e Tiranës në gjurmim pas muzikës së gjallë dhe jetës rinore. Nga student të zellshëm kalojnë në persona të cilët minutat e jetës së tyre i humbasin në shthurje. Filluan të përdorin edhe lëndë narkotike, po me finesë duke e fshehur këtë fakt nga prindërit, rrethi dhe familja e tyre. Tretë kishin humbur kuptimin e jetës. Një natë, duke u kthyer prej kafe bareve të Tiranës, Arbesa dhe Nora e gjejnë Albanin tek qoshet e bërllokut të bërë dru. E marrin mbi supe, thirrin një taksi dhe e dërgojnë në banesë.
E nesërmja ishte ditë reflektimi e këtyre të rinjve entuziast. Si u humbëm? Kush jemi? Për ku jemi nisur? Lista e pyetjeve të këtij lloji nuk ndalej. Në pyetjet e këtilla insistonte Nora, e cila kishte edhe një ofertë: ta vizitojmë Xha Tefikun. Ai jeton në bjeshkët e Karadakut. Edhe shëtitemi, argëtohemi, po edhe mësojmë diçka prej tij. Njëzëri shoqëria pajtohet.
Të nesërmen marrin udhën për në bjeshkët e Karadakut. Me shumë vështirësi arrijnë deri në vendin që me xhelozi e ruante Xha Tefiku. Ky i fundit befasohet për vizitën, puth në ballë mbesën e tij Norën, i dëshiron mirëseardhje shokut të tij Albanit dhe shoqes Arbesa duke i ftuar në kasollen e tij.
Xha Tefiku, një malësor i pashëm me një ndjesi tepër të zhvilluar e nuhat prej në fillim situatën dhe ofron:
– Sonte pushoni në kasolle se jeni lodhur nga rruga, e nesër në mëngjes do t`i vizitojmë bjeshkët si dhe do të ju dërgoj në një vend special, tha Xha Tefiku duke i dëshiruar natën e mirë.
Të nesërmen, Albani, Arbesa dhe Nora zgjohen përplot entuziazëm. Nisin vizitat në bjeshkë, duke ecur shtigjeve, luginave e krojve. Ajo atmosferë piktureske i le pa fjalë . Të shtangur dhe gojëhapur mundohen që të shijojnë këto momente të jetës së tyre e cila dallon shumë prej jetës në metropol. Më në fund, arrijnë tek vendi i premtuar, tek mulliri i Xha Tefikut. Pinë disa gllënka dhalltë sa për t`u freskuar dhe Xha Tefiku fillon rrëfimin:
– Ky mulli ka një histori për familjen, fshatin dhe mua personalisht. E kam ndërtuar me shumë vështirësi. Me këtë mulli kam mbajtur gjallë tërë familjen. Kam ushqyer fshatin si dhe kam ndihmuar që të martohen qindra të rinj e të reja. Në kohën e mbretërisë SKS, mbreti famëkeq Aleksandri i I Karagjorgjevic patë vizituar bjeshkët tona. Synimi i vizitës së tij nuk ishte dashamirës. Ai së bashku me disa priftërinj erdhi në fshatin tonë, e tuboi tërë fshatin tek mulliri im. I dha këtë ofertë: Pranoni krishterizmin ose do të ju vras. Fshati dukej sikur luhatej nga kërcënimet e Karagjorgjes dhe po të vonoheshim ndoshta edhe do të kishte sukses. Në atë kohë, unë bashkë me vëllain tim Mehën u futëm në oborrin e mullirit, të armatosur me bomba dhe ia bëmë me dije Karagjorgjit se as ai, e as ato që duan ta ndërrojnë fenë e Muhammedit, nuk do të mund të dalin të gjallë prej këtu. Populli u trimërua dhe prej aty nisi rezistenca shqiptare kundër pushtuesve sllav. Me dinakëri Karagjorgje arriti që të ikë, por këtu kanë ngel të vdekur qindra ushtar dhe priftërinj të tij.
Nga dëgjimi i rrëfimit, Nora fillon që në heshtje të qaj. Bashkë me të qajnë edhe Albani dhe Arbesa