| Nga DASHURIJE BAJRAMI |
Lotët në heshtje mbajnë dhimbje të rënda….
Nëpër dhimbje shpesh e shqëlmonin,
t’fashuara i mbetën veç plagët,
edhe ato filluan qelb t’i kullonin,
kujt ia plaske si i kishte hallet!
Buzëqeshjes së bukur i ndërtonin mur,
por, një shpirt i tillë kurrë nuk dorëzohej,
në peshën e dhimbjes krijonte dhe urë,
që gjendja thjeshtë të mos përkeqësohej!
Me dhimbjen prap e burgosnin
në vetmi dashtë e pa dashtë,
sikur plagët një nga një ja shpalosnin,
duke mos e lënë të lirë dhe atje jashtë!
Heshtjen shpesh e mbante zgjuar,
shpirt i dashurisë ishte në gërma,
fillonte të qëndiste në të treguar,
se lotët në heshtje mbajnë dhimbje rënda!