| Nga BLEARD MEHA |
Nën petkun e poetit
Jemi nën petkun e poetit; aty ku:
Imagjinata është më se e gjallëruar.
Ushtarë të vegjël, nis ajo nëpër reparte truri!
E po,
Ra imagjinata, erdhi poeti!
Kudo që shkelim me këmbë, shohim fjalë;
“Kujdes, po e shkel poezinë e radhës!”
…
Ç’vend i çuditshëm!
Tani,
Pak më tej, në zemren e një pallati, shohim dashurinë.
Vezulluese; siç edhe i ka hije!
A është dikush brenda në “suitë”?
E fuqishme jehona, qe vjen prej diku këtu…
Dhomë që rojtarë do!
Lumturinë, e gjejmë ne ca dhoma… si në copëza- kurrë jo të plotë!
Poshtë, nën gërmadhat e pallatit, ndodhen demonët…
Poeti, me ta ballafaqohet, se ata ngacmojnë!
Tentojnë ta shqyejnë poetin, e ta zhveshin atë…
Por a e dinë ata, e a e dini ju,
Se poeti zhvishet në poezi, në shkrime, në realitet, e në dashuri?
I zhveshur, në atë botë përcillet…
E poeti, ndjen ftohtësinë-
Është zhveshur, i shkreti!
Poeti, vuan…