NËSE MUNDESH BËJE!

| Nga MATILDA MYFTARI |

Është bukur të shkruash poezi
të mbushësh fletën bosh
të thuash atë që ndjen, të”flasësh” atë që mendon.
Bëje!
Nëse nuk mundesh, atëherë frymëzimin kërko,
mes njerëzve ka plot aventura, ka grindje, fjalë e prestigjatura.
Bëje!
Kush mendon se është më i zoti se të tjerët,
atëherë le ta shfaqë,
mos t’i mëshojë fjalës së hidhur
por le të shkruajë sa të dojë.
Bëje!
E nëse je lodhur nga e vërteta, e dhimbja po të mbyt
mos qaj, mos vuaj mos ulërit, por merr penën e shkruaj, hape veten e dhimbja kalon,
kalon sikur s’ka qenë,
kalon besomë,
në këtë botë asgjë nuk zgjat pergjithmonë.
Bëje!
E kur të shohësh kuletën bosh
e stomaku të dhëmb nga uria
mos qaj, kujto lypsin që përzure
se me turp të bëri, t’u prish bukuria!
Bëje!
E kur të duash të të duan
mos u zbukuro e stolis
por duaj fillimisht pa interes
e do i shohesh hajrin dashurisë.
Bëje!
E ti që kresosesh, se je më lart se të tjerët
më thuaj pse brengosesh
kur ta përlasin të vërtetën në sy, e ti largohesh i djersitur
thua se asgjë ska ngjarë,
por ta dish askush nga kjo botë s’ka ikur
pa vuajtur atë që bëri të qajë.

LËRE NJË KOMENT

Your email address will not be published. Required fields are marked *