| Nga LAURETA REXHA |
Qyteti im shtrihet ndërdijesh të fjetura
zgjimesh të rralla ku marr frymë e lirë
rrugëve të përkohshme eci si nëpër përjetësi.
Shikoj drejt në sy forcën e gjërave të thyera,
dhe gjithçka që prej tyre mundi të lind.
Lermë të mendoj se i pranoj të gjitha
edhe ikjet, hapat, moslindjen,
mund të provoj t’i ndreq të gjitha
shtëpitë, udhët, vendet
gjithçka le të ndryshojë
përpos zemrës, ndjenjave, njerëzve,
për këto nuk gjen kund harrim.
Do të nis një kërkim për gjëra të reja
por zemra ime do gjithçka që ka qenë
ajo dëshiron t’i mbajë të gjitha
humbjet, lumturitë, dhimbjet,
ajo dëshiron të ruajë gjthçka,
në një përjetësi të mbështjellur mirë.