| Nga NAZIF AGALLIU |
E qeshura po ajo e mijëvjeçarëve më parë
Antikuarë diçka më tepër
Përsëri mund të duhet një baladë
Të murohet në muret e fortesës
Nga Mali i Bekuar dielli lind
Kurora e kodrave po aq, shtatë
Në mijëvjeçarët që ikën e vinë
Lumi rrjedh në të njëjtin shtrat
I thinjur qyteti zemërthyer
Braktisur nga etër e nipër
Si vikingë banorë të tjerë
Vinë i zbusin trishtimin
Gojëdhënat kthyer në përralla
E murosura shfaqet e zhveshur
Të plasaritura legjendat
I rikthehen rrëfimit të hershëm