| Nga HAMDI NUHIJU |
Njeriu është krijesë që dallon prej elefantëve. Elefantët kanë veshët e mëdhenj, hundën përmes së cilës pijnë ujë, kokën, trupin dhe këmbët. Ata ecin në katër këmbë ! Në shoqërinë e elefantëve toka dridhet, zëri i tyre është buri alarmi për dijen dhe vetëdijen. Është simbol i lidhjes së instikteve dhe pikëpamje për rreziqet që duhet parandaluar.
Njeriu është krijesë që dallon prej luanëve. Luani është mbreti i xhunglës, zotëri kafshë! I pashëm, i bukur dhe me cilësitë më të mira në mbretërinë e kafshëve. Gjahu i luanit gjithmonë gjendet para, bishti i tij është si pema e thellë në mesin e xhunglës. Lëkura,ngjyra, sytë, dhëmbët janë për t`ia pasur zili. Luanesha është zonjë e rëndë. Vetëm para saj dridhet luani dhe jep llogari.
Njeriu dallon prej dhelprës. Dhelpra dinake e cila del natën dhe fshihet ditën. Dhelpra e cila nuk vihet në sulm pa qenë e sigurt në fitore. Dhelpra e cila të mashtron me modestinë dhe shikimin e saj. Duket e butë, e dhembshur, gojë ëmbël. Lëkura, veshët, sytë dhe trupi i saj i vogël të krijon përshtypjen se ajo nuk ushqehet me asgjë. Jeton ashtu me shpirt si shpirti i lirë në hapësirë!
Njeriu dallon prej gomerëve. Zëri i tyre karakteristik është lakuar në shekuj si zë që shurdhon veshët. Veshët, trupi dhe veprimtaria e gomarit është e lidhur me bartjen. Thuajse të mos ketë kafshë që është e fortë për të bartur sa gomari. Ngarkoje sa të mundesh, gomari nuk di të thotë jo. Dhe në momentin kur ia largon ngarkesën, gomari mërzitet, hutohet, futet në mendime. I duket bota mbrapshtë, i pavlerësuar në shoqëri.
Njeriu dallon prej ujkut. Ujku nuhat rrezikun prej së largti, organizohet, planifikon dhe nuk vepron vet. Njeh autoritetin e ujqve dhe mundohet të kontribuoj në zgjerimin e atij autoriteti.