| Nga AMELA TEMJA |
N’çdo kalldrëm t’Çarshisë nji kambë që shkel me peshën e randë të jetës, n’at trup të krrysun që flen e zgjohet çdo ditë tuj iu shkurtue ymri pa e jetue mirë edhe at rrahje momenti. Thue ti, grahma e fundit e ka kap për fyti edhe e tërhjek poshtë n’greminë si e si që mos me e lânë me shijue kjoftë dhe nji t’mirë të ksáj dyrnjaje. Edhe e mira t’raftë he, thue ti rranjë ke lshue e nji ditë nuk ka me tu ba trupi bir i ksaj toke.
Ani e shpirti? Po, shpirti tu marrtë, bashkë me çdo herë që tu ka çue peshë ajo e ngratë zemër se ka me iu kthye Atij që ta ka dhanë.
E ndjenjat? Dashnia, gzimi, hidhnimi e sa herë jam përvlue përmrena? Ani, a s’tu ka shue aj zjarr sa herë e ke përmend Atë? A nuk tu ka dridh toka ku t’kanë shkel shputat e kambve t’dërrmueme e balli me rrudha tu ka ngjesh në të?
A nuk ka kalue çdo stuhi edhe pse ty t’ka ba copë e grimë? A nuk ke rilind sa herë që e ke thirr e je kánë afër Tij ma afër se me askënd që n’kyt dyrnja e ke ndi?